LAJMI I FUNDIT:

Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së

Mickoski pret të arrestohet, thotë se ndiqet nga zyrtarë të MPB-së

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për TV Alfa ka thënë se pret skenar të ri, gjegjësisht arrestimin e tij.

Duke folur për aksionin e fundit policor ku u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish-funksionarë të OBRM-PDUKM-së, Mickoski tha se ka plan në rast të arrestimit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se në skenarin e tillë do të jetë ndonjë plan për arrestimin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij. E shfrytëzoj mundësinë të bëj apel tek qytetarët dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së që do të vijnë, të vazhdojnë të luftojnë për të mos sjellur vendime nën emocione”, tha Mickoski.


Ai shtoi se është cak i ndjekjeve nga ana e zyrtarëve policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Kam plan të qartë në rast të tillë, jam i vetëdijshëm se mund të vijë deri tek kjo. Kam folur me njerëz të familjes sime, ndërsa nga Zaevi dhe njerëzit e tij mund të pritet gjithçka. Madje edhe të vijnë të më arrestojnë. Unë e di cili është qëllimi i këtij pushteti despot”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori