LAJMI I FUNDIT:

Mickoski premton fitore dhe miliarda euro për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Mickoski premton fitore dhe miliarda euro për përmirësimin e jetës së qytetarëve

“Qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së në mandatin katërvjeçar do të realizojë investime kapitale për zhvillim në vlerë për jo më pak se dy miliardë euro dhe në mandatin e vet do të realizojë projekte jo më të vogla se katër miliardë euro përmes investimeve të huaja dhe vendore”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sotëm partiak “Ripërtëritja po vjen” në Shkup.

Ai tha se do të angazhohet për projekte të cilat do të realizohen në ekonomi me rritje të shpejtë. Mickoski theksoi se qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së do t’i investojë një miliardë euro për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Nuk mund t’ju premtoj se menjëherë do të fillojë të fryjë ajër i pastër alpinist, kjo është e pamundur, por mund t’ju premtoj të paktën 50 për qind ajër më të pastër ambiental për qytetarët e Maqedonisë”.


“OBRM-PDUKM është duke fituar, OBRM-PDUKM do të fitojë së bashku, fuqishëm dhe i bashkuar. Kjo do të thotë një hap drejt qëllimit, ndërsa fundi përfundimtar i këtij pushteti, do të thotë fitore e popullit, dhe vjen për te muaj e gjysmë prej sot”, porositi Mickoski.

Ai shtoi se u kanë rezistuar tre vjet, ndërsa do të rezistojnë edhe tre muaj e gjysmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori