Kreu i opozitares OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, siguron se Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga partia e tij nuk do ta respektojë marrëveshjen me Bullgarinë nëse e njëjta është e dëmshme dhe tradhtare për identitetin maqedonas.
“Këtë marrëveshje që po e bën, nëse e bën LSDM-ja, e që do të jetë asimetrik, anacional dhe që drejtpërdrejt do ta godasë identitetin nacional të popullit tim dhe të Maqedonisë nuk e kam ndërmend në të ardhmen, kur OBRM-PDUKM-ja, do të bëjë Qeveri atë marrëveshje bilaterale. Asnjëherë nuk do të pajtohem me faktin që ajo marrëveshje të futet në kornizën negociuese sepse është vegël shtesë e Bullgarisë që të na “vetoizojë” kur të dojë dhe si të dojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM.
Nga LSDM-ja, deputeti Martin Kostovski me akuza se Mickoski është i njëjtë si mentori i tij Gruevski, që e sheh OBRM-PDUKM-në si vegël për pasurim personal, ndërsa shton se gjithçka që ofron OBRM-PDUKM-ja dhe kreu i saj janë shkatërrimi, bllokadat dhe kërcënimet.
“Partia kriminale e vërtetuar edhe me gjykatë, OBRM-PDUKM-ja, e drejtuar nga Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe dëshiron që shtetin ta kthejë prapa në regjim, varfëri dhe pasiguri. Nuk do të kenë sukses në këtë, LSDM bashkë me qytetarët nuk do të lejojë që shteti sërish të jetë peng i regjimit OBRM-PDUKM. Shkatërrimi, bllokadat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit do të mposhten sërish”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM.
Përndryshe, kryeministri bullgar Kiril Petkov ka kërkuar që Maqedonia e Veriut që të pranojë ta respektojë qëndrimin kornizë të miratuar në Parlamentin bullgar, bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë dhe të zbatohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Këto kërkesa për kreun e OBRM-PDUKM-së Mickoski janë më radikale se ato të Karakaçanovit, ndërsa u shpreh se nuk e di se “cili njeri normal në Maqedoni do ta pranonte këtë?!”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës