LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Me miratimin e propozimit francez do të ketë ndryshime në tekstet e historisë dhe në tema të tjera

Mickoski: Me miratimin e propozimit francez do të ketë ndryshime në tekstet e historisë dhe në tema të tjera

Kryetari i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka deklaruar se i gjithë protokolli i prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është kundër Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedone, por Komisioni Evropian mundohet që çështjes t’i jep një trajtim tjetër.

“Para se të zhvillohet ai takim i vërtetë ndërqeveritar kur duhet të miratohet korniza negociuese, ka një pjesë ku bëhen deklarata hyrëse nga qeveria maqedonase dhe KE, së paku ku thuhet se të dy vendet do të bëjnë deklarata të njëanshme. Nuk mendoj! E di se çfarë deklarate të njëanshme do të japin Maqedonia për gjuhën maqedonase e cila është kodifikuar, standardizuar që nga Konferenca e tretë e Kombeve të Bashkuara në vitin 1977 në Greqi? Dhe çfarë deklarate do të bëjë Bullgaria? Pse nuk e thonë këtë? Edhe nëse ka një deklaratë të tretë, KE duhet të thotë se pavarësisht se çfarë themi ne, Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase ose ka një trajtim tjetër ndaj saj. Të 26 anëtarët e tjerë nuk kanë dyshim se është gjuha maqedonase”, theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një emision televiziv.


Mickoski shtoi se gjatë procesit negociator Bullgaria nuk e mbyll çështjen e gjuhës maqedonase.

“Vetë Osmani sot në atë konferencë thotë se do të ketë ndryshim në tekstet shkollore, pra i referohet mbretërisë së Samuelit etj, i referohet edhe ndryshimeve të tjera që duhet t’i nënshtrohen teksteve të historisë dhe a nuk ishte deri dje Protokolli pjesë e kornizës së negociatave, a nuk ishte historia pjesë e kornizës së negociatave?”, tha Mickoski.

Ai theksoi se gjithçka që tha qeveria doli të ishte gënjeshtër.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori