LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Me masat e reja Qeveria projektoi zgjedhjet për në shtator

Mickoski: Me masat e reja Qeveria projektoi zgjedhjet për në shtator

Në takimin e liderëve, unë pres arsye, shkathtësi dhe vetëdije për situatën reale, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski përpara takimit të nesërm me Presidentin e vendit për të diskutuar për datën për zgjedhjet parlamentare.

Në intervistë për “Kanal5”, Mickoski theksoi se brenda një jave nga takimi i fundit i liderëve deri sot janë 170 pacientë të rinj të sëmurë dhe një dhjetëra të vdekur dhe vlerësoi se gjërat jo vetëm që nuk shkojnë në një drejtim pozitiv, por shkojnë në drejtim të kundërt.

“Unë pres që të dëgjoj përgjigjet e algoritmit që kemi miratuar në mbledhjen e fundit, dhe këto janë përgjigjet e Komisionit për Sëmundje Infektive, për të parë nga selia e OSBE-ODHIR, dhe çfarë mendon KSHZ-ja dhe kështu të përcaktojë datën e parë të mundshme kur këto zgjedhje mund të mbaheshin”, theksoi Mickoski.


Ai theksoi se pret që partitë politike të pozicionohen në data të caktuara kur, siç e tha ai, “të vlerësojmë që shëndeti i qytetarëve do të rrezikohet më së paku dhe jo Zoti na ruajt të kemi humbje të jetës së njerëzve”.

Sipas Mickoski, kryeministri Oliver Spasovski sot, gjatë prezantimit të paketës së tretë të masave ekonomike, praktikisht e parashikoi shtatorin si muajin kur duheshin mbajtur zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori