LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: LSDM t’i pranojë propozimet tona

Mickoski: LSDM t’i pranojë propozimet tona

Pesë ditë pas takimit në mes Dimitar Kovaçevskit dhe kryetarit të partisë opozitare, Hristijan Mickovski, ende nuk kanë pushuar reagimet e partisë opozitare.

“LSDM është plotësisht e vetëdijshme për atë që kam ofruar në takimin e liderëve, por manipulimi i vazhdueshëm që bëhet duke paraqitur informacione të pasakta dhe duke imputuar fjalë praktikisht pasqyron gjendjen në parti dhe nënkupton mungesën e vullnetit për të bërë një hap të vërtetë përpara me një zgjidhje që do të nënkuptojë ruajtjen e identitetit dhe integrimin real dhe të shpejtë të shtetit”, tha Mickoski për “Deutsche Welle”.

Ai sqaron se edhe në vetë takimin Kovaçevski ka qenë i vendosur se nuk ka marrëveshje, gjë që e ka thënë edhe më pas në konferencën për media.


“Qëllimi im ishte që t’i rregulloj gjërat dhe t’u jap një perspektivë tjetër proceseve, të krijoj një zgjidhje që nuk do t’i dëmtojë qytetarët dhe të ardhmen e Maqedonisë. Më vjen keq që LSDM-ja po humb një mundësi të madhe dhe historike”, tha Mickoski.

Ai tha se presin përgjigje nga LSDM për propozimet e OBRM-PDUKM-së për të hyrë në Qeveri, në të cilën BDI nuk do të jetë pjesë dhe ndryshimet kushtetuese të vlejnë pasi 27 vendet anëtare të BE-së do ta ratifikojnë protokollin aderues për hyrje të RMV-së në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori