LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Krimi dhe korrupsioni i përfaqësuesve të lartë të Qeverisë është problem

Mickoski: Krimi dhe korrupsioni i përfaqësuesve të lartë të Qeverisë është problem

Kryetari i ORBM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski kishin takim me ambasadorin e Austrisë në vend, George Vucas.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim është biseduar për ngjarjet aktuale politike, europerspektiva e Maqedonisë, përcaktimet strategjike të shtetit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski ka potencuar se qëllimi kryesor strategjik i OBRM-PDUKM-së dhe Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE, përkatësisht evropianizimi i shtetit dhe arritjet e standardeve perëndimor.


Sipas Mickoskit, sfida kryesore me të cilat ballafaqohet shteti janë krimi dhe korrupsioni i funksionarëve partiak dhe shtetërorë të pushtetit.

“Mosndëshkimi i rasteve të korrupsionit të lartë është problem i madh. Për ‘Haraçi 1’ dhe ‘Haraçi 2’ dhe raste të tjera të korrupsionit të lartë nuk ka vendim juridike. Që të kthehet sundimi i së drejtës në Maqedoni duhen reforma përmbajtësore në sistemin e gjyqësisë, reforma që OBRM-PDUKM do t’i zbatojë kur do të vijë në pushtet”, tha Mickoski.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se janë të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes dy shteteve dhe se ka hapësira për thellim  të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Austrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori