Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme: Nuk do të ketë shumicë për ndryshimet kushtetuese

Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristian Mickoski pret një vit të ndryshimeve dhe përsëri bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk beson që Qeveria do të mbledhë shumicën për ndryshimet kushtetuese për të cilat, tha, qëndrimi i partisë së tij nuk ka ndryshuar.
“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën sepse as opozita ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshje, e as opozita është pajtuar me atë marrëveshje, e as, ka dalë para qytetarëve që të premtojë se do të ketë ndryshime kushtetuese. Kështu që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dalim të gjithë me zgjidhje të problemit të cilin e solli qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja, prandaj qytetarët janë ata që do të vendosin se kujt do t’ia japin besimin. Do të kenë disa opsione kështu që qytetarët janë ata të cilët do të japin udhëzime ku do të duhet të lëvizë Maqedonia”, deklaroi Mickoski në Vevçan.
A beson se Qeveria do të grumbullojë shumicë për ndryshimet kushtetuese, u përgjigj se nuk beson se do ta ruajë as shumicën për mbështetje të kësaj Qeverie, ndërsa për ndryshimet kushtetuese, tha, shumicë nuk do të ketë.
Në pyetjen e gazetarëve Mickoski e komentoi edhe deklaratën e Kovaçevskit se është kompliment ajo që OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje në maj, sepse, sipas kryeministrit, është njohje se Qeveria në mënyrë efikase përballet me krizën energjetike e cila përfundon më 30 prill.
“Shkëlqyeshëm. Nëse ai beson se është kështu, ja e ftoj që të mos dezertojë, të dalë sa më shpejt para qytetarëve në zgjedhje dhe të shohë sa me sukses po e udhëhiqet Qeveria dhe qytetarët do të thonë nëse po e udhëheq me sukses apo jo. Ka vetëm një mënyrë për ta treguar atë – në zgjedhje. Dhe kështu, nëse vazhdon të dezertojë dhe të fshihet, fatkeqësisht nuk do ta marrë atë përgjigje tani dhe menjëherë nëse po e përballon me sukses, do të duhet të presim disa muaj që këta deputetë që vijnë nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe BDI-së të mbështesin shpërndarjen e Parlamentit dhe ndryshimin e Qeverisë”, tha Mickoski.
Në lidhje me takimin në Tiranë të liderëve të bllokut politik shqiptar në vend, Mickoski tha se është “takim katastrofal, i cili e ndan popullin në Maqedoni në vend që ta bashkojë”.
“Takim në të cilin duhet të shpëtohet Qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja dhe Kovaçevski dhe takim pa thelb”, shtoi Mickoski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Bashkëpunim i ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Mucunski: Politika jonë e jashtme bazohet në përafrimin me politikën e BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës