Mickoski: Jemi duke negociuar me investitorët për një mënyrë më të thjeshtë dhe më fleksibile për të sjellë gaz në vend

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka folur për gazifikimin e vendit, si dhe metodat e ngrohjes së qytetarëve. Mickoski tha se e vetmja mënyrë për të vepruar menjëherë është në ato ambiente ku përdoren dru apo mjete të tjera ngrohëse, kryesisht mbetje druri, shpesh goma.
“Ata shfrytëzues nuk janë fajtorë, thjesht gjendja sociale është e tillë që detyrohen ta përdorin, qoftë të zëvendësohet me një burim tjetër energjie që është e pranueshme për ta, e ajo është ngrohja qendrore”.
“Si do të arrijmë deri te ngrohja qendrore në mënyrë më të lirë, përmes ndërtimit të centraleve të gazit me kogjenerim, të cilat gjatë dimrit kur kemi nevojë do të prodhojnë edhe energji elektrike dhe njëkohësisht do të prodhojnë ujë të nxehtë, i cili do të shpërndahet përmes tubacioneve të nxehtësisë në ato mjedise që sot përdorin një burim energjie krejtësisht të ndryshëm, i cili fatkeqësisht lëshon në ajër grimca PM2.5 dhe PM10. Dhe ky është 60 për qind e faktorit që ndikon në ndotjen”.
“Jemi duke punuar në disa projekte të tilla. Pikërisht prej këtu po shkoj në një takim në Qeveri me një investitor potencial i cili dëshiron të investojë një miliard euro në këtë lloj kapaciteti prodhues. Nuk do të jetë sipas parimit si më parë, siç ishte ai ligji i posaçëm, projekti strategjik në Parlament, që Qeveria e kaluar e dorëzoi me çmime të privilegjuara etj. Gjithçka do të jetë sipas kushteve të tregut. Negociatat janë me investitorët, në të cilat qëllimi im është që shteti të jetë pjesë e pakos, të jetë bashkëpronar në vetë atë investim, normalisht jo me para, me tokë, me lidhje e të ngjashme”, tha Mickoski.
“Sepse ne vlerësojmë që investitorët privatë që kanë qasje në këtë burim, siç është gazi, mund ta sjellin në një mënyrë shumë më të thjeshtë dhe më fleksibile sesa shteti. Kështu do të shohim se si do të përfundojnë këto negociata”.
Dhe nëse gjithçka shkon mirë, ky proces nuk do të ndodhë brenda natës. Por do të fillojmë, me Zotin përpara, gjatë vitit të ardhshëm. Pres që në një periudhë deri në tre vjet të përfundojë e gjithë kjo”, theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërtimin e termocentraleve me gaz, që do të ndikojë edhe në uljen e ndotjes së ajrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës