Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexheti ] konfirmon se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, me 19 apo 20 qershor. Mexhiti, gjithashtu tha se ai do jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërkaq Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë.
“Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheqë resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i. Mund të potencoj se do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, pra unë do të jemi i pari, pra do të kemi dy zëvendëskryeministra shqiptarë në ekzekutivin e ri. Kandidat serioz që besoj që do të Arben Fetai. Për eurointegrime këto ditë duhet të vendos Alternativa. Për Ekonomi dhe Politikë Sociale duhet të vendos Besa, tha Izet Mexhiti për “Alsat”, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Në lidhje me votimin e ligjit për riorganizim të qeverisë nga deputetët e BDI-së, të cilët paraprakisht deklaruan se me këtë po zhvishen shqiptarët nga pushteti, Mexhiti thotë se VLEN ka qenë e informuar për takimet mes përfaqësuesve të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.
“Ajo tregon se janë kontradiktorë, e kanë humbur busullën politike dhe brenda ditës i ndërrojnë qëndrimet. Japin deklarata të tilla, mandej në fund votojnë. Ne e kemi ditur për shkak se kemi qenë në rrjedha për takimet që janë zhvilluar të Frontit Europian dhe të koalicionit OBRM-PDUKM. Janë bë edhe me pëlqimin tonë. E dyta, mendoj se edhe po të mos kishte një marrëveshje të këtillë që është simbolike dhe shumë e parëndësishme, tre deputetë nga Fronti Europian kanë pasur të votojnë ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Nuk flas me emra, por i dimë emrat dhe këto për ta mbuluar muhabetin se Fronti Europian po shpërndahet, mandej janë futur në bisedime për ta votuar të gjithë, por kur kanë hyrë ta votojnë të gjithë, ka dalë edhe më keq se në fund s’kanë votuar deputetët e Ziadin Selës dhe Zejdi”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Zërave që BDI po mundohet t’i afrohet OBRM-PDUKM-së me qëllim që të kërkojë mbrojtje nga përndjekja eventuale, Mexhiti u përgjigjet se qeveria në ardhje është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të njolloset me siç thotë ai, akrobacione të tilla politike.
“Kjo qeveri ka stabilitet në numra, si ndoshta asnjë qeveri deri tash prej të 90-tave. Nuk ka nevojë të kushtëzohet apo të futet në hipotekat e dikujt. Prandaj mendoj se janë të kota këto lëvizje dhe këto akrobacione politike”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë