LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Kemi ndaluar vjedhjen e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së

Mexhiti: Kemi ndaluar vjedhjen e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se me vendimin e djeshëm qeveritar për prishjen e kontratës së qirasë ndërmjet kompanisë së deputetit të BDI-së, “HEJ SHPKNJ” dhe Lotarisë Shtetërore është ndaluar vjedhja e miliona eurove nga një kompani e një deputeti të BDI-së.

Mexhiti shkruan se do të vazhdojnë që të luftojnë bixhozin dhe skemat korruptive që ka lënë pas qeverisja e kaluar.

Reagimi i plotë:


Perandoria e bixhozit po shkatërrohet
Në seancën e djeshme të Qeverisë morëm vendim për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore. Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së.
Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis.
Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit dhe përpara popullit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori