LAJMI I FUNDIT:

Meta reagon pas tërmetit: Shpresoj sa më pak dëme dhe pasoja

Meta reagon pas tërmetit: Shpresoj sa më pak dëme dhe pasoja

Pesë tërmete kanë ndodhur këtë të shtunë në Shqipëri, ku përveç dëmeve materiale ka edhe dhjetëra të lënduar.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur keqardhje për gjendjen e krijuar duke thënë se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën.

Thaçi reagon për tërmetet në Shqipëri, FSK do të jetë në gjendje gatishmërie për ndihmë
Lexo po ashtu Thaçi reagon për tërmetet në Shqipëri, FSK do të jetë në gjendje gatishmërie për ndihmë

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranes. Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetareve nga strukturat përgjegjëse shtetërore.


Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, ka shkruar Meta në Facebook./Telegrafi/