LAJMI I FUNDIT:

Messi fitoi Topin e Artë – por Ronaldo ka më shumë pikë të grumbulluara në histori të çmimit prestigjioz

Messi fitoi Topin e Artë – por Ronaldo ka më shumë pikë të grumbulluara në histori të çmimit prestigjioz
Foto: AP

Cristiano Ronaldo numëron më shumë pikë në histori për Topin e Artë, pavarësisht që Lionel Messi e ka fituar këtë trofe dy herë më shumë se portugezi.

Sulmuesi i PSG-së të hënën fitoi trofeun e shtatë të Topit të Artë, duke mposhtur rivalin Robert Lewandowski.

Pavarësisht që tani, argjentinasi është duke u vlerësuar si më i miri i të gjitha kohërave, statistikat në vota dëshmojnë të kundërtën.


Lionel Messi fitoi Topin e Artë: Postimi i Ray Hudson në mes të reagimeve të shumta, bëhet viral
Lexo po ashtu Lionel Messi fitoi Topin e Artë: Postimi i Ray Hudson në mes të reagimeve të shumta, bëhet viral

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, që së fundmi e ka ftuar në vitin 2017, numëron 3 mijë e 781 pikë në të gjitha nomnimet për këtë çmim.

Kjo është 200 pikë më shumë se rivali Messi, që numëron rreth 3 mijë e 574 pikë.

Cristiano Ronaldo mbështet publikisht pretendimet që Lionel Messi 'i vodhi' Topin e Artë
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mbështet publikisht pretendimet që Lionel Messi 'i vodhi' Topin e Artë

Pavarësisht që shënoi 36 gola për Juventusin sezonin e kaluar dhe që arriti të shënonte 10 herë që prej kalimit te Man United, Ronaldo u rendit vetëm i gjashti në listën e ngushtë prej 30 më të mirëve të vitit 2021.

Është e hera e parë në 11 vite që portugezi mbetet jashtë top tre, ku mori 178 pikë, derisa Messi u shpall fitues falë 613 pikëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori