LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit e diskriminuar pas pensionimit

Mësimdhënësit e diskriminuar pas pensionimit

Punonjës të sistemit të arsimit në Kosovë, vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre rreth vështirësive që kanë gjatë punës, por edhe me rastin e daljes në pension, pas përfundimit të mandatit të tyre.

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka thënë se shqetësim kryesor dhe njëherësh kërkesë që tashmë e ka dërguar në adresë të zyrtarëve qeveritarë, është fakti se shumica e të pensionuarve nga sektori i arsimit, nuk marrin pensionin aktual të punës, por marrin atë të pleqërisë prej 75 eurosh.

Problemi është, thotë ai, se autoritetet kompetente nuk njohin stazhin e punës për periudhën 1989-1999, kur mësimdhënësit janë larguar dhunshëm nga puna prej regjimit të atëhershëm serb.


Sipas tij, kjo çështje është e rregulluar me ligj. “Ne kemi shprehur dëshirën që të ulemi në tavolinën e bisedimeve me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe të shohim se ku është problemi. Ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti, neni 8, pika 6, u garanton të gjithë të punësuarve në arsim, pension të plotë. Kjo, pasi vitet e okupimit në të cilat mësimdhënësit kanë punuar dhe nuk e kanë ndalur mësimin asnjë ditë, janë të pranueshme edhe me vendimin e qeverisë së mëhershme, por edhe Ligjit aktual që garanton që pensionet të jenë 140 euro”, tha Jasharaj.

Kërkesat tjera të SBASHK-ut, thotë Jasharaj, kanë të bëjnë me marrjen e tre pagave mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit, si dhe pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit.

Por, Azem Guri, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shkurt ka thënë se projekt-ligji që rregullon këtë çështje është gati që të procedohet në Qeverinë e Kosovës.

“Projekti-ligji për punëtorët e arsimit të viteve 1990-1999 është proceduar për t’ju përcjellur qeverisë nga Ministria e Arsimit si sponzorizues i këtij ligji, dhe aty janë të përcaktuara të gjitha”, tha Guri për programin tonë.

Megjithatë, Rrahman Jasharaj, thekson se duke pasur parasysh situatën e fundit që po ndodhë me bllokimin e seancave në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe nëse projekt-ligji dërgohet në qeveri, nuk pritet miratimi i shpejtë i tij.

“Fatin e atij ligji do të përcaktojë dukshëm edhe situata hiç e këndshme në Kuvendin e Kosovës, sepse nëse bllokohet Kuvendi, ai ligj nuk ka gjasa të shkojë tek parlamentarët, e do të thotë nuk ka gjasa as të votohet dhe as të kthehet në ligj”, tha Jasharaj.

Punimet në Kuvend është duke i bllokuar opozita, e cila kërkon zhbërjen e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e cila ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe. Opozita e sheh këtë marrëveshje si hap që çon drejt ndarjes së Kosovës.

Ndryshe, sipas të dhënave të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, rreth 500 mësimdhënës brenda një viti dalin në pension. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori