Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” në Prishtinë kanë reaguar kundër prezantimit në konferencë për shtyp të PDK-së për punësim të militantëve të Vetëvendosjes në shkollat e Prishtinës, duke thënë se janë të indinjuara me mënyrën se si emrat e tyre janë përmendur si të punësuara në cilësinë e militanteve të VV-së, gjë e cila sipas tyre nuk përmban asnjë element të vërtetë.
Në konferencën për shtyp të Partisë Demokratike të Kosovës, të datës 6 gusht është prezantuar se në SHFMU “Dardania” në Prishtinë janë punësuar si militantë të Vetëvendosjes katërmbëdhjetë mësuese.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshme që në muajin tetor të këtij viti (2017) do të ketë zgjedhje lokale në Prishtinë dhe qysh tani kanë filluar fushatat parazgjedhore të partive politike, mirëpo për ne si mësimdhëse dhe kontribuuese të arsimimit të brezave të rinj nuk nxit kurrfarë interesi mënyra se si partitë përzgjedhin të bëjnë fushatat e tyre dhe lidhur me këtë assesi nuk dëshirojmë dhe nuk pranojmë që të jemi pjesë e formës se fushatave të tyre dhe prezantimit të të pavërtetave.
“Ky reagim i yni është vetëm në cilësinë e mësueseve dhe jo si anëtare të ndonjë partie politike pasi nuk i përkasim asnjërës. Këto deklarata për ne dhe rrethin tonë kanë ndikuar në një ndjesi të keqe për faktin se nuk përmbajnë asnjë të vërtetë dhe po ashtu për faktin se ne jemi të punësuara sipas konkursit dhe procesit të rregullt të Komunës së Prishtinës”, thuhet në reagim.
Mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” thonë se punësimi i tyre nuk është bërë pse kanë qenë apo janë pjesë e Vetëvendosjes, pasi që për proceset rekrutuese të mësueseve në shkollën “Dardania” ekzistojnë dosjet dhe data bazat e të dhënave ku kanë qenë të ranguara dhe ku janë përzgjedhur si pjesë e stafit të kësaj shkolle.
“Ne kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës që të del me fakte konkrete dhe relevante lidhur me mësueset e shkollës “Dardania” në Prishtinë se a janë anëtare apo militante të Vetëvendosjes dhe nëse ka pasur parregullsi në proceset rekrutuese këtë lëndë ta prezantojë tek organet kompetente dhe përgjegjëse, sepse ata (PDK) duhet të kenë një ‘alibi të përkryer’ përkitazi gjykimit të tyre. Në të kundërtën nëse nuk posedon fakte konkrete të kërkojë falje publike për dëmin që i ka shkaktuar imazhit të këtyre mësueseve”, thuhet në reagim.
Për më tepër mësimdhënëset e SHFMU “Dardania” presin që kjo shpifje të tërhiqet sa më shpejt, ndërsa shprehin përkushtimin për vazhdimin e punës në edukimin dhe mësimin e gjeneratave të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI nuk është parti politike, por makineri e lajmeve të rreme

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania