Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi të enjten Estoninë, ku Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s kanë rritur numrin e forcave ushtarake, në kuadrin e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen në mbarë krahun lindor të NATO-s. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb pati mundësinë të bisedojë me ushtarët amerikanë të dislokuar në Estoni.
Këtu janë ushtarakët amerikanë që gjenden më afër kufirit me Rusinë…
Ata po stërviten në vendit aleat, Estoninë, se si t’i marrin territor armikut.
“Objektivi përfundimtar është që kjo togë të marrë pjesën më të rëndësishme të terrenit, aty ku ndodhen llogoret e armikut”, thotë Majori amerikan Jayson Szorady.
Ushtarët amerikanë, pjesë e Divizionit 101 Parashutist, eliminuan pozicionet mbrojtëse të armikut në këtë pikë stërvitore vetëm 50 kilometra nga Rusia, e cila sulmoi një vit më parë Ukrainën fqinje, një vend jo-anëtar i NATO-s.
Skenarët e stërvitjes janë simulime të luftimeve reale në Ukrainë.
“Me të gjitha stërvitjet duam të ofrojmë mjedisin sa më realist për ushtarët dhe drejtuesit që të përgatiten për këto lloj sfidash në të ardhmen”, thotë Major Szorady.
Edhe pasi marrin objektivin, ata vazhdojnë të gjenden nën zjarrin e armikut.
Togerja Liz Fursova stërvit njësinë për përdorimin e armëve në fushë të hapur.
“Prisnim që armiku të kishte përforcime, madje edhe një autoblindë luftarake të këmbësorisë”, thotë ajo.
Ushtarët godasin autoblindën me një armë kundërtank AT4, që i ngjason raketave kundërtank Javelin që janë dërguar në Ukrainë.
Megjithëse armiku këtu ështu i simuluar, sfidat janë reale. Gjatë 20 viteve të fundit, ushtarët janë mësuar kryesisht me luftime në shkretëtirë. Këtu ata po krijojnë një lloj të ri gatishmërie.
“Shumë nga ushtarët nuk kanë parë ndonjëherë borë, pra është sfiduese të veprojnë në këtë mjedis”, thotë Major Jayson.
Rreth 200 kilometra në veriperëndim qëndrojnë në gatishmëri sistemet e raketave HIMARS, të ruajtura nga njësitë e Divizionit të Parë të Këmbësorisë të vendosura mes pyjeve me pisha.
“Kemi kapacitetin të godasim ndërsa lëvizim. Mund të fshihemi për një kohë të gjatë në pozicione të mbuluara mirë. Kur jepet urdhëri, paisja bëhet gati për zjarr në pak sekonda”, thotë Majori Scott Clark.
Raketat HIMARS mbërritën në dhjetor në kuadrin e shtimit të pranisë së forcave amerikane në Baltik. Në fillimin e vitit të kaluar, gjendeshin rreth 600 forca amerikane në tre vendet baltike. Tashmë aty janë rreth 1500.
Koloneli Richard Ikena drejton forcat e artilerisë së Divizionit të Parë të Këmbësorisë. Ai thotë se njësitë ushtarake me raketat HIMARS janë stërvitur edhe më parë në Estoni, por se këtë radhë është ndryshe, pasi ata tashmë janë pjesë afatgjatë e mbrojtjes kolektive të Estonisë.
“Këtu kemi skenarë realë… Na sjell në kohë reale ato që po ndodhin dhe na përgatit në kohën më të shpejtë të mundshme”, thotë ai.
Stërvitje me municion të vërtetë luftarak, vetëm pak kilometra nga kufiri i Rusisë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri