LAJMI I FUNDIT:

Merr vesh se Donald Trump rezultoi pozitiv me COVID-19, përkrahësi i flaktë i presidentit amerikan vdes nga sulmi në zemër

Merr vesh se Donald Trump rezultoi pozitiv me COVID-19, përkrahësi i flaktë i presidentit amerikan vdes nga sulmi në zemër

Një përkrahës i flaktë i presidentit amerikan Donald Trump, ishte shqetësuar aq shumë kur e kuptoi se Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19, sa që ka pësuar sulm në zemër ku si rezultat i kësaj ka humbur jetën, shkruan Reuters.

Bussa Krishma nga India i cili kishte pranuar se përkrahja e madhe për Trumpin i kishte lindur katër vite më parë kur edhe iu shfaq në ëndërr,  kishte postuar disa ditë para vdekjes një video në Facebook, duke i uruar shërim të shpejtë idolit të tij që u prek me coronavirus, nga i cili deri më tani kanë humbur jetën mbi një milion njerëz në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Më 2 tetor Trump kishte pranuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe i kishte kaluar tri ditë në një spital ushtarak. E të shtunën njoftoi se është shëruar plotësisht, duke paralajmëruar se të hënën do të marrë pjesë në tubimin e parë zgjedhor pas shërbimit nga COVID-19.


Venkat Goud, kryeplaku i fshatit Konney ku jetonte Krishna i cili njëherit ishte mik i afërt me të ndjerin, tha se Krishna kishte rënë në “depresion” kur e kuptoi se Trump dhe gruaja e tij Melania janë prekur me coronavirus.

“Është e tmerrshme sesi ndërroi jetë pa e takuar heroin e tij. Është munduar shumë që ta takojë”, ka deklaruar Goud për Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kalo në kategori