LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Shpresojmë në nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut në muajin mars

Merkel: Shpresojmë në nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut në muajin mars

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot deklaroi se do ta forcojë nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, në Samitin e Këshillit të Evropës në mars.

“Para se gjithash duam të arrijmë marrëveshje në takimin e radhës të Këshillit të Evropës, në mars për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Merkel, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dy vendet kanë arritur shumë. Tani ne do të punojmë për t’i arritur rezultatet e dëshiruara në mars”, tha Merkel.


Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet më 26 mars në Mynhen./Telegrafi/