Kancelarja gjermane, Angela Merkel, planifikon të marrë kontrollin mbi përgjigjen ndaj Covid-19 nga shtetet federale për të vendosur kufizime në rajone me numër të lartë të infeksioneve të reja, pasi kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit tha se Gjermania kishte nevojë për dy deri në katër javë mbyllje për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve.
“Gjermania është në mes të një vale të tretë, kështu që qeveria federale dhe shtetet kanë rënë dakord t’i bashkohen legjislacionit kombëtar”, ka thënë para gazetarëve një zëdhënës i kancelares gjermane të premten, përcjell Telegrafi.
“Qëllimi këtu është të krijojmë rregulla të njëtrajtshme kombëtare”, shtoi ajo, duke shpjeguar se një ndryshim në ligjin e pandemisë së vendit ka të ngjarë të vihet përpara kabinetit të martën, javën e ardhshme.
Sipas raporteve në shtypin gjerman, projektligji do të lejojë qeverinë kombëtare të vendosë ndalimin e orëve të natës, mbylljen e dyqaneve dhe kërkesa të rrepta të testimit për bizneset në rajone që janë duke regjistruar më shumë se 100 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve.
Ndryshe, nën ekuilibrin aktual të pushtetit, shtetet e Gjermanisë janë të lira të vendosin se si interpretojnë kërkesat e mekanizmit “ndërprerje emergjente”.
Në javët e fundit Merkel ka shprehur në mënyrë të përsëritur zhgënjimet e saj me kryeministrat shtetërorë, duke zbutur në mënyrë të njëanshme kufizimet, përkundër rritjes së numrit të infeksioneve.
“Zgjidhja që kemi gjetur ishte e domosdoshme sepse masat po zbatohen në mënyra shumë të ndryshme”, tha të premten zëvendës-zëdhënësja e saj, Ulrike Demmer, duke shtuar se bisedimet midis Merkel dhe kryeministrave të shtetit të planifikuar për të hënën ishin anuluar.
Pavarësisht mbylljes së vendeve kulturore, restoranteve dhe ambienteve të kohës së lirë – që nga nëntori i kaluar – Gjermania nuk ka qenë në gjendje të parandalojë një valë të tretë të virusit, e drejtuar nga varianti më infektues B117 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Të premten Instituti Robert Koch, agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, raportoi 25,464 infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit, niveli më i lartë ditor i valës së tretë të vendit deri më tani.
Dhe një vonesë e raportimit e shkaktuar nga pushimi i Pashkëve do të thotë që numrat e fundit ende nuk mund të japin një tregues të saktë të dinamikës së pandemisë.
Por ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të premten se raportet nga spitalet përreth vendit krijuan një pamje alarmante, me numrin e pacientëve me Covid-19 në shtretërit e kujdesit intensiv që ishin rritur me 20%, në 4,500, gjatë javës së kaluar.
Ndërkohë, Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch, tha se një bllokim i zgjatur dy deri në katër javë ishte i nevojshëm për të “thyer” një valë të tretë që nuk mund të ndalet më plotësisht.
“Çdo ditë në të cilën nuk veprojmë, ne humbasim jetë”, tha Wieler në një konferencë të përbashkët shtypi me Spahn. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?