LAJMI I FUNDIT:

Mëngjarashët, inteligjentë dhe krijues

Mëngjarashët, inteligjentë dhe krijues

Studimet në dhjetë vitet e fundit, kanë treguar se të jesh mëngjarash nuk është një anomali, por tregues i një diturie të veçantë, një kusht pajtimtar me nivelet e larta të inteligjencës dhe krijimtarisë.

Sipas një sondazhi të kryer nga University College London dhe publikuar nga Sunday Times, është vënë re se numri i njerëzve që përdorin dorën e majtë për të shkruar është rritur. "Shumëfishimi i të majtëve, shpjegon profesori që ka drejtuar kërkimin, është një fenomen global që i detyrohet reduktimit të tentativave që i detyronte të shkruanin me dorën e djathtë ata fëmijë që kishin tendencën natyrore për të shkruar me dorën e majtë".

Në histori janë me tepricë rastet e mëngjarashëve që kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm: nga Jul Çezari, te Mikelanxhelo, Napolon Bonaparti, Madam Kyri, Ronald Regan te Bill Klinton, Pol Mekartnej, David Boui, për të mos folur më pas për Xhimi Hendriks, mëngjarashi që i binte kitarës me dorën e majtë. Mëngjarashë të tjerë janë: princi Uilliam, mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe aktorja Nikol Kidman, sigurisht pa harruar lojtarët e tenisit, ku mëngjarashët kanë bërë historinë dhe kanë fituar shumë turne, nga Mekenro te Nadal.


Studimi i "University College London" analizon mbizotërimin e një dore apo të një tjetre në çdo lloj aktiviteti njerëzor. Për shembull, sporti: një nga rastet e prekura nga psikologët e universitetit londinez ka të bëjë me një individ që përdor të djathtën kur është në gjuajtje të një loje, përdor këmbën e djathtë në futboll, por është mëngjarash kur përdor një raketë.

Kombinime të tjera përfshijnë persona që shkruajnë me të djathtën, por që preferojnë të majtën për të gjuajtur një top "bowling". Veç të tjerash, kërkimi ka marrë në konsideratë përshëndetjen me dorën e majtë, për shembull në rastin e një ndeshjeje apo manifestimi publik. Falë filmimeve të arkivave që janë shfaqur në vitet 1900, studiuesit kanë mundur të riformulojnë se, në fillim të shekullit të kaluar, vetëm 16 për qind e popullsisë përdorte dorën e majtë për të përshëndetur, ndërsa sot këtë ritual e kryen më shumë 24 për qind e tyre.

Sipas disa studiuesve, të qenit mëngjarash është një kusht trashëgimtar. Të tjerë pohojnë se ky faktor varet nga mosha e nënës: ndoshta sot ka më shumë mëngjarashë, sepse shumë gra lindin fëmijë në moshë të re. Së fundmi, profesori është i bindur se gjenet që përcaktojnë përdorimin e një dore apo tjetrës, kanë një influencë të madhe në zhvillimin e gjuhës. Ka pasur mutacione në gjene të ngjashme që i shtyjnë njerëzit të zhvillojnë një gjuhë të ndërlikuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori