LAJMI I FUNDIT:

“Mendova se do më përdhunonin” – Bebe Rexha rrëfen momentin e sikletshëm në jetë

“Mendova se do më përdhunonin” – Bebe Rexha rrëfen momentin e sikletshëm në jetë
Bebe Rexa (Foto: Mike Coppola/Getty Images for MTV)

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dje (e hënë), pozoi për revistën e famshme “Cosmopolitan”, ndërsa ka dhënë një intervistë, duke folur për eksperiencat e saj në jetë.

Në një pjesë të intervistës 30-vjeçarja ka folur për momentin kur një nga producentët që po punonte me të e ngacmoi, me ç’rast bëri që kjo e fundit të lëshojë studion.

“Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent tjetër që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, jo, unë do të bëj atë që dua”, ka thënë Bebe.


https://www.instagram.com/p/B16N48dlQ3W/

Më tej biondja ka folur edhe për natën më të frikshme që ka përjetuar e vetme në një studio me disa meshkuj.

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”, shton më tej Rexha.

Bebe Rexha pozon gjysmë e zhveshur për kopertinën e "Cosmopolitan"
Lexo po ashtu Bebe Rexha pozon gjysmë e zhveshur për kopertinën e "Cosmopolitan"

Ndryshe, Bebe ditë më parë festoi ditëlindjen dhe u kritikua mjaft shumë për imazhin e zhveshur që publikoi, me pretekstin se tashmë si 30-vjeçare ndihet më mirë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B1pos6HFhys/

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori