LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Volkswagen më i paguari

Menaxheri i Volkswagen më i paguari

Menaxherët e kompanive këtë vit kanë përfituar dukshëm në paga krahasuar me vitin 2010. Në krye të menaxherit më të paguar është lideri në Volkswagen, Martin Winterkorn. Ai merr rrogë hiq më pak se 9 milionë e 330 mijë euro në vit, apo 775 mijë euro në muaj.

Anëtarët e Këshillit Drejtues në Deutsche Bank, mesatarisht marrin pagë 6.5 milionë në vit. Ndërsa shefi i Deutsche Bank ka pagën të rëndë 9 milionë euro në vit, kurse pas tij vjen menaxheri i Siemensit, Peter Lossher.

Disa nga menaxherët kanë rritur pagat për këtë vit edhe deri rreth 200 për qind. Kështu tërë Bordi i Drejtorëve për prodhimin e Grupit të kamionë MAN ka rritur të ardhurat e tyre 190 për qind më shumë se një vit më parë. Kokat kryesore të kompanisë së çelikut Thyssen-Krupp kanë përfituar paga prej 163 për qind më të larta se një vit më parë, ndërkohë që për krerët e kompanive për prodhimin e patate të skuqura ‘Infineon’ pagat janë rritur për 118 për qind.

Shoqatat për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Gjermani kanë shprehur shqetësim me rritjen e pagave të menaxherëve nëpër firma të ndryshme të fuqishme. Sipas këtyre Shoqatave, pagat që kalojnë 10 milionë euro në vit nuk janë të përshtatshme dhe rrezikojnë paqen sociale në vend. Megjithatë, pagat e menaxherëve në Evropë mbeten më të ulëta se sa ato që janë në Amerikë. /Telegrafi/