LAJMI I FUNDIT:

Melodia e telefonit e cila rrit gjinjtë

Melodia e telefonit e cila rrit gjinjtë

Një shkencëtar japonez thotë se ka gjetur mënyrën e lirë, pa dhimbje dhe joinvazive për rritjen e gjinjve. Në të vërtetë në këtë do të ndihmojë një melodi e telefonit mobil.

Dr. Hideto Tomabechi nga Japonia thotë se ka zbuluar kombinimin magjik të tingujve që ndikojnë në trurin e femrave dhe nënvetëdijen e tyre, në të vërtetë në tonin e padëgjueshëm të fshehur në melodinë për mobitel, të quajtur Rock Melon.

Toni i futur në melodi imiton qarjen e fëmijës, ndërsa nxitë trurin e femrës për ndjenjat amënore, që në fund rezulton me rritjen e gjinjve për shkak të reagimit të indeve qumështore.

Për zbulimin e Tomachit është xhiruar edhe një dokumentar në Discovery Channel i cili demonstron veprën jetësore me ndihmën e subjekteve–femrave të cilat vullnetarisht kanë pranuar t’i nënshtrohen këtij eksperimenti. Sipas këshillave të tij, gruaja duhet ta dëgjojë melodinë e telefonit mobil 20 herë në ditë për të pasur rezultate të dukshme. /Telegrafi/