LAJMI I FUNDIT:

Melinda Ademi rivë në fokus këmbët e tonifikuara, teksa pozon nga aeroporti

Melinda Ademi rivë në fokus këmbët e tonifikuara, teksa pozon nga aeroporti
Melinda Ademi (Foto: Instagram/melindaademi)

Ajo është ndër personat më të komentuar kohëve të fundit, teksa secila lëvizje e saj po merr vëmendje mediatike.

Bëhet fjalë për rep-artisten e njohur, Melinda Ademi, e cila nuk kursen informatat për t’i ndarë me fansat e saj.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është parë plot stil teksa ka pozuar nga aeroporti.


https://www.instagram.com/p/CFU2__0Dp6c/

Me fustanin e shkurtër, Melinda ka rivënë në fokus këmbët e tonifikuara dhe ngjyrën e marrë nga pushimet.

“Nuk e kam gajle, kapuni për fjale”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

https://www.instagram.com/p/CFFkgK4DwvH/

Flokët e gjata kësaj radhe ajo i ka lidhur lartë kokës, ndërsa për makijazh ajo ka shkuar me ngjyra të errëta.

Vlen të përmendet se ajo bëri bujë me këngën “X5”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/