LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: FSK do ketë stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA

Mehaj: FSK do ketë stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me projektligjin e miratuar nga Senati Amerikan, Ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së.

Mehaj, përmes një shënimi në Facebook e ka përshëndetur vendimin e Senatit Amerikan, për projektligjin i cili parasheh bashkëpunim të ngushtë në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në fushën ushtarake.

Ai tha se me këtë projektligj, ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së.


“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka thënë ai.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, shkollimi e trajnimi sipas Mehajt do të zhvillohen me mbështetjen e SHBA-së.

“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, tha ai.

Ndryshe, Projektligji vjetor për mbrojtje i Senatit do ta shtojë Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore që kualifikohen për trajnime ushtarake amerikane gjatë kohës kur tensionet janë të rritura në Ballkan.

Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, për të cilin Senati është planifikuar të fillojë diskutimet këtë javë, e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një gjë e tillë do t’i mundësonte Kosovës të merrte rimbursime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s, listë kjo e vendeve, e cila përfshin edhe rivalin e Kosovës, Serbinë.

Si një anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Serbia organizon rregullisht stërvitjet ushtarake “Platinum Wolf” me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO dhe synon ta bëjë këtë përsëri këtë vit.

“Komiteti vlerëson përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për të mbështetur Republikën e Kosovës ndërsa punon për të zhvilluar dhe përmirësuar forcat e saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizimin, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përforcimin e aftësisë së Kosovës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride.”, bëhet e ditur në një raport të komisionit që shoqëronte projektligjin.

Raporti thekson gjithashtu se Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit “mbështet zgjerimin e bashkëpunimit të sigurisë kibernetike” me forcat e armatosura kosovare, duke udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, që të informojë Kongresin mbi përpjekjet për ta bërë këtë deri në fund të vitit.

“Komiteti beson se Departamenti i Mbrojtjes duhet të identifikojë fushat për të çuar më tej bashkëpunimin ekzistues të sigurisë kibernetike dhe gjithashtu mundësi të reja për të forcuar partneritetin dypalësh”, potencohet në raport./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
​Abdixhiku pas dështimit seancës: LVV e ka një shumicë minimale, nuk e di pse nuk e votojnë kryeparlamentarin

​Abdixhiku pas dështimit seancës: LVV e ka një shumicë minimale, nuk e di pse nuk e votojnë kryeparlamentarin

Politikë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Kronika e Zezë
Haradinaj: Jemi të gatshëm të japim zgjidhje

Haradinaj: Jemi të gatshëm të japim zgjidhje

Politikë
Durrësi turistik, fluks vizitorësh nga vendet nordike që zgjedhin qytetin bregdetar

Durrësi turistik, fluks vizitorësh nga vendet nordike që zgjedhin qytetin bregdetar

Lajme
Kalo në kategori