LAJMI I FUNDIT:

Mediumi serb: Vuçiq ka një vit afat për marrëveshje me Kosovën

Mediumi serb: Vuçiq ka një vit afat për marrëveshje me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka një vit afat të nënshkruajë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, ndërsa ka vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë së re që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Gazeta beogradase “Danas”duke cituar burimet nga Brukseli, shkruan se “Vuçiq ka vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën”.

Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos vonojë në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.  Gazeta serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli, shkruan se e vërteta është që në BE janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti i Serbisë nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse.


Më tej gazeta shkruan se “meqenëse po afrohet nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, gjasat që ata [BE] të ndërmarrin sanksione janë shumë të vogla, por Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”, transmeton Telegrafi.

“ Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i qarkullimit të parave në Serbi, pastaj heqja e Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet. Por kjo mund të marrë kohë”, kanë thënë bashkëbiseduesit medias serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori