LAJMI I FUNDIT:

Mediat shqiptare dhe politika

Se cila është rëndësia e gazetës më së miri e shpjegon thënia e ish-presidentit të SHBA-ve., Th. Jefferson: “Nëse do të më duhej të zgjedhja në mes të qeverisë pa gazeta dhe gazetave pa qeveri, pa dyshim do të zgjedhja këtë të dytën”.

Pra, që atëherë i përshkruhet medias rëndësia aq e madhe sa, edhe po të mos ketë qeveri, është e pa imagjinuar të mos ketë media. Të maturit e forcës në mes të gazetarëve dhe institucioneve qeverisëse në Evropë, ka një rrugëtim të gjatë, në më shumëse dy shekuj. Kjo matje forcash në mjaft raste ka lënë të kuptohet se media është më shumë “e shtata” se sa “forcë”. Pa tjetër duhet thënë se jo numër i vogël i politikanëve e burrështetasve në botë kanë rënë nga dora e gazetarëve.


Në jetën e medias në Britani të Madhe është i njohur emri i Rupert Murdochut, nga i cili shumë janë frikësuar.

“Politikanët janë tmerruar së frikësuari para Murdochut dhe të gjithë kanë kërkuar mënyrat se si ta bëjnë për vete, e në raste edhe iu kanë vardisur”, thotë njëri nga bashkëpunëtorët.

I preferuari i Murdochut gati çdo herë ka fituar, ose edhe e kundërta. Por, me siguri kjo nuk është e mundshme të ndodhë me median shqiptare. Nuk është – sado që është numër i vogël i lexuesve të gazetave – që shqiptarët nuk lexojnë gazetat ditore, por se ende nuk është krijuar ndonjë Murdoch shqiptar.

Para disa kohe në Zagreb po lexoja një gazetare e cila kishte shkruar për mënyrën se si trajtohet gazeta në Paris. Kuptohet, duke krahasuar median e shkruar, gazetaria po provonte të nxirrte mllefin që kishte për shtypin e Ballkanit.

“Mund të ulësh, të blesh gazetën, kualitet që nuk mundet me mirë. Njerëzit këtu blejnë gazetën, ngase ka çka të lexohet. Askush nuk i merr, t’i shfletojë dhe t’i lë, pas jo më shumë se tre minuta, e me precizitet të konstatojë – e sheh e lexova gazetën. Kur ti’ lësh gazetat franceze në tavolinë, atëherë me të vërtet je i mençur dhe i informuar bollshëm. Të vije keq t’i lësh pa i lexuar se ka edhe shumëçka për të lexuar. Mediat këtu kanë ndikim, ngase janë të pavarura e të mbushura me gjëra interesante, dhe kështu lexuesit i vlerësojnë gazetat, si edhe gazetat i vlerësojnë lexuesit”, shprehet gazetaria.

Ajo çfarë është më interesante për mua është se sa i vlerësojnë dhe i kursejnë mediat shqiptare lexuesit e shquesit e tyre? Për të thënë aspak, nuk mundem, por pak, shumë pak. Në Shqipëri një medium e ka një imazh tjetër për Shqipërinë, e tjetra e ka një tjetër. Në Kosovë ajo është sulmuese, e në raste ka edhe karakter të pa durueshëm, por edhe e sulmuar. Në IRJ të Maqedonisë e pa unifikuar. Tet-tuk me ndonjë dallim.

Kur shoh se sa sulmuese bëhen gazetat shqiptare, më vije në mëndje ku shkon ai zë i cili me aq mund sulmon. A e lexojnë gazetën pushtetarët shqiptar, çfarë lexojnë? Kjo dozë kurioziteti rritet duke i shikuar ngjarjet që i përjetojmë, e që shkruhen ne gazeta e dalin në TV, dhe sikur asgjë nuk ndryshon.

Konsideroj që problemi është jo vetëm te pushtetarët, por edhe tek “forca e shtatë” që është media. Nuk kam dëgjuar ndonjë rast të ketë ndodhur në hapësirën shqiptar të ketë rënë ndonjë ministër, kryeministër, president, apo garniturë tjetër shtetërore nga pushteti, për shkak të gazetës apo medias. Kjo, do të mund të ndodhte, sikur të kishim një Murdach shqiptar, por të tillët ende nuk janë mes nesh, dhe kjo për të vetmen arsye ngase nuk e ushtrojnë profesionin e tyre.

Si lexuesi më i thjesht e i cili ka zero interes, nuk do të merrja mundin të lexoja se çfarë telefoni preferon pushtetari e çfarë gazetari. Është sa irrituese, aq edhe e dhimbshme që gazetat që ishin dikur serioze, sot për shkak të interesave koti bëhen hiq-gazetë.

Përfundimisht mund të themi se media është imazhi politik, ekonomik, social, moral e kulturor i vendit. Andaj dua një, por një se.