LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Kroatët dhe shqiptarët, të bashkuar kundër serbëve

Mediat serbe: Kroatët dhe shqiptarët, të bashkuar kundër serbëve

Mediat serbe sot kanë shkruar rreth një kërkese të përbashkët të bërë nga ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kroacisë, me anë të së cilës kanë kërkuar mbështetjen e NATO-s për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Dhe këtë, përcjell Telegrafi, mediat serbe e kanë vlerësuar si “bashkim të shqiptarëve dhe kroatëve, kundër serbëve”.

Lidhur me këtë ato shtojnë se ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i kanë shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.


Po sipas medieve serbe, sipas tyre, deklaratat e zyrtarëve serbë dëmtojnë sovranitetin e Kosovës dhe për këtë arsye i kanë bërë thirrje NATO-s për të mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Në një letër drejtuar ministrave kroatë dhe shqiptarë ‘dënohet retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë’, e cila ka për qëllim ‘minimin e sovranitetit të Kosovës dhe të destabilizojë gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor’. Kodheli dhe Krstičević i kanë bërë thirrje Stoltenbergut për të shqyrtuar planin operacional për misionin paqeruajtës në Kosovë dhe për të mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës”, përfundohet në shkrimin e medieve serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori