LAJMI I FUNDIT:

Mediat në Greqi: Athina është befasuar nga propozimi i Maqedonisë

Mediat në Greqi: Athina është befasuar nga propozimi i Maqedonisë

Mbërritja në Aeroportin e Shkupit, pas 12 vitesh të një zyrtari grek në Maqedoni, të Ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, por edhe pozicionet e kundërta gjatë bisedimeve për emrin, janë pjesë e debatit në mediumet greke, posaçërisht vëmendje tërheqin tekstet e të dyja palëve.

Përveç delegacionit grek të MPJ-së me në krye me Kotzias, në Shkup mbrëmë kishin arritur edhe gazetarët e Greqisë nga mediume të ndryshme. Sipas korrospondetit të AIM-së nga Athina, televizionet greke mbrëmë gjatë transmetimit të lajmeve në mënyrë direkte ishin të kyçura nga Shkupim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Klima e zhvillimit të bisedimeve mund të themi se është e çuditshme. Qëndrimi nga ana e Shkupit që menjëher të dërgojë një tekst me vërejtje, dy ditë para takimit, kishte shqetësuar Athinën, sepse kjo nuk kishte qenë e parashikuar me marrëveshjen që kishin bërë të dy kryeministrat në Davos.”


“Ky tekst sikur ta kishte shkruar vetë Gruevski, sepse përmban qëndrim radikal të pozicioneve nga pala e Shkupit”, informoi televizioni shtetëror grek ERT, duke u thirrur në burimet diplomatike, gjatë informimit të gazetarit të tyre nga Shkupi.

Shihet se në të dyja tekstet nga Athina dhe Shkupi, ka dallime, ndërsa “nyja” kryesore është Kushtetuta. Pala greke insiston që të ketë ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e emrit kushtetues sepse vetëm ashtu do të vlejë për përdorim të përgjitshëm.

“Të dy ministrat dëshirojnë të gjejnë zgjidhje por nuk është e lehtë. Kemi njohuri se në 20 faqe është propozimi grek dhe në pesë faqe propozimi i shkupit. Merren vesh vetëm për emrin, Maqedonia Epërme e cila është më e pranushme. Nuk merren vesh për Kushtetutën dhe identitetin” informon gazetarja e televizionit grek Star, gjatë transmetimit të drejpërdrejtë nga aeroporti i Shkupit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori