LAJMI I FUNDIT:

“Mediat greke të shqetësuara për çështjen e emrit”

“Mediat greke të shqetësuara për çështjen e emrit”

Mbërritja në Aeroportin e Shkupit, pas 12 vitesh të një zyrtari grek në Maqedoni, të Ministrit të jashtëm grek, por edhe pozicionet e kundërta gjatë bisedimeve për emrin, janë pjesë e debatit në mediumet greke, posaçërisht vëmendje tërheqin tekstet e të dyja palëve. Sipas televizionit shtetëror grek ERT, klima e zhvillimit të bisedimeve është e çuditshme.

Qëndrimi nga ana e Shkupit që menjëherë të dërgojë një tekst me vërejtje, dy ditë para takimit, sipas këtij mediumi, kishte shqetësuar Athinën, sepse kjo nuk kishte qenë e parashikuar me marrëveshjen që kishin bërë të dy kryeministrat në Davos. Më tej thuhet se teksti përmban qëndrim radikal të pozicioneve nga pala e Shkupit. Shihet se në të dyja tekstet nga Athina dhe Shkupi, kanë dallime, ndërsa “nyja” kryesore është Kushtetuta. Pala greke insiston që të ketë ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e emrit kushtetues sepse vetëm ashtu do të vlejë për përdorim të përgjithshëm.

Ndërkohë, opozita greke vazhdon të jetë pesimiste për zgjidhjen e kontestit bilateral. Nënkryetari i partisë Demokracia e Re, Kostis Hacidakis, pas pres konferencës së dy ministrave të jashtëm në Shkup, ka deklaruar për televizionin grek Skaj se, kontesti i emrit është vështirë që të zgjidhet dhe se vështirë se marrëveshja eventuale do të mbërrinte në kuvendin grek.


Ai tha se nuk është optimist që Qeveria aktuale greke do të mund të sillte marrëveshje në Kuvend, por edhe nëse e bën këtë, pas reagimeve të popullit do të ndryshonte taktikë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori