LAJMI I FUNDIT:

Me trupa gjysmëlakuriq tërheqin shikuesit në Kampionat

Me trupa gjysmëlakuriq tërheqin shikuesit në Kampionat

Edhe pse Kina sivjet nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit, kompanitë kineze kanë hyrë në ligën superiore të reklamimit dhe reklamat e tyre gjenden në të njëjtin terren me firmat e njohura si McDonalds dhe Coca Cola.

Mu për këtë arsye kinezët po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr sa më shumë vëmendje gjatë kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010, duke përdorur modelet gjysmëlakuriqe të cilat tërheqin shikuesit e sportit më të popullarizuar në planet.

Fushata e fundit në të cilën arritën të tërheqin vëmendjen e publikut ishte pozimi i kinezeve me Jabulanin, topin zyrtar të kampionatit të sivjetshëm, pastaj vajzat e veshura me bikini të Brazilit ose ato të mbështjella me letër tualeti.

Edhe pse disa mendojnë se një mënyrë e tillë për të tërhequr publikun nuk ka efekt, mund të mashtrohen për arsye se deri më tash kinezët mbajnë rekordin për përcjelljen e Kampionatit Botëror të Futbollit. /Telegrafi/