LAJMI I FUNDIT:

Me skulptura prej rëre lufton gripin e derrit

Me skulptura prej rëre lufton gripin e derrit

Artisti indian Sudarshan Patnaik mendon se njerëzit nuk janë të informuar sa duhet me rrezikun që bashkëkombësit e tij përballen nga gripi i derrit. Kështu që ai vetë punoi një skulpturë të madhe prej rëre për të tërhequr vëmendjen për këtë problem.

Në plazhin në Purija artisti me skulpturën e tij priti ardhjen e The Queens Baton Relaya në vendin e tij. Relaya është një lloj stafete e cila në prag të lojërave të Commonwealthit shëtit botën.

Patanik për ta punuar këtë skulpturë shpenzoi 30 tonë rërë, ndërsa iu nevojitën tetë orë që me ndihmën e nxënësit të tij ta përfundojë veprën. Deri më tash ai ka marrë pjesë në 40 gara botërorë të punës së skulpturave prej rëre. Si tema të veprave të tij ai përdorë problemet aktuale sociale, siç janë ngrohja globale ose shtrirja e të infektuarve me HIV. /Telegrafi/