LAJMI I FUNDIT:

Me qepallat e syrit tërhoqi aeroplanin 560 kilogramë të rëndë

Me qepallat e syrit tërhoqi aeroplanin 560 kilogramë të rëndë

Për më pak se gjysmë minute mjeshtri i arteve marciale, Dong Changsheng, me qepallat e syve tërhoqi aeroplanin e rëndë 560 kilogramë. Me këtë gjest ai la pa mend vizitorët e Qendrës për Ekzibicione në Changchun.

“Më herët me qepalla kam tërhequr automobilin, por kjo është hera e parë që po e tërheqë një aeroplan. Kam fuqi të mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është shumë e rrezikshme për njerëzit e zakonshëm dhe i këshilloj që të mos e provojnë një gjë të tillë”, deklaroi Dongu 50 vjeçar i cili prej moshës 10 vjeçare ushtron kung-fu.

Për vetëm gjysmë minute ky mjeshtër kinez i arteve marciale e tërhoqi aeroplanin plot pesë metra dhe tha se nuk e kishte shfrytëzuar tërë fuqinë e tij. Siç thotë edhe vetë, sikur ta kishte shfrytëzuar tërë fuqinë do ta kishte tërhequr aeroplanin deri në dhjetë metra. /Telegrafi/