LAJMI I FUNDIT:

Me një këmbë shkruan, han, bën grim shkruan SMS…

Me një këmbë shkruan, han, bën grim shkruan SMS…

Gjermanja 16-vjeçare Denise Marko është vajzë e veçantë. Si pasojë e një çrregullimi të rrallë ajo ka lindur pa duar dhe një këmbë, por kjo nuk i ka penguar aspak për t'u rritur dhe për t'u bërë një zonjë e vërtetë.

Denise, duke përdorë vetëm njërën këmbë, me sukses ka përfunduar shkollën e mesme, ndërsa thotë se me këmbë ajo po ashtu edhe ushqehet dhe bën grim, si dhe shkruan shpejtë SMS.
“Kur punoj testin më japin kohë shtesë për ta përfunduar, por kjo nuk më duhet. Mund të shkruaj me këmbë njëjtë sikur të shkruaj me dorë”, tha Denise për gazetën gjermane Bild.

Tinejxherja vuan nga dismelija, degjenerim i lindur i trupit, por, siç shkruan gazeta, ajo arriti ta pushtojë botën me pesë gishta. Jeton në Peutenhausen në afërsi të qytetit Augsburg, ndërsa nuk përdorë protezën për këmbën tjetër sepse një herë ishte rrëzuar.
“Ende i kam shenjat në ballë nga ky rrëzim”, tha Denise, duke shtuar se protezën më me dëshirë do ta linte në një kënd të dhomës së saj. “Për çdo rast më shpejtë kërcejë vetëm me një këmbë”.

Ajo ka dëshirë ta merr lejen e vozitjes dhe ta ketë një automjet të përshtatshëm për nevojat e saj, kështu që të ketë mundësi të shëtitet me shoqet e saj nëpër qytet.