LAJMI I FUNDIT:

Me muzikën e Megadeth djaloshi trembi llavën e ujqve

Me muzikën e Megadeth djaloshi trembi llavën e ujqve

Një djalosh 13 vjeçar nga Norvegjia arriti që duarthatë të mbrohet nga një llavë ujqish të uritur duke luftuar me ta vetëm me një telefon mobil dhe me muzikën e grupit Megadeth.

Duket se Heavy Metali nuk i pëlqen aspak ujqve.

Sipas portalit muzikor rus Zvuki.ru, Walter Acre po kthehej nga shkolla në rajonin Rakkestad të Norvegjisë kur e rrethuan bishat e uritura. Por para se ta sulmonin ujqit, djaloshi nxjerri telefonin mobil nga xhepi dhe lëshoi njërën nga këngët e heavy metal grupit amerikan, Megadeth.

Walterit i kishin thënë prindërit më herët se në rast se përballet me një situatë të tillë të mos ikë, por të përpiqet disi t’i frikësojë. Muzika e zëshme u tregua si metodë e efektshme. Zëri i fortë i kitarës duke se hutuan kafshët dhe i detyruan të arratisen.
Djaloshi në fund arriti në shtëpi, ndërsa pjesën tjetër të rrugës, si masë preventive, e kaloi duke dëgjuar Megadeth. /Telegrafi/