LAJMI I FUNDIT:

Më mirë në burg se me gruan

Më mirë në burg se me gruan

Një sicilian, i cili është transferuar nga burgu në arrest shtëpiak, është munduar të shkojë sërish në burg, për t’iu ikur zënkave me gruan e tij në shtëpi, njoftuan mediat italiane të enjten.

30-vjeçari Santo Gambino, pas qëndrimit në burg ishte kthyer në shtëpinë e tij në Villabate, në periferi të Palermos, për të vazhduar dënimin me arrest shtëpiak.

Mirëpo, ai kishte shkuar në stacionin policor dhe kishte kërkuar nga policët që ta burgosnin sërish, me qëllim që t’i shmangej gruas së tij, e cila vazhdimisht e kishte shqetësuar për faktin se nuk ka paguar për rritjen e fëmijëve të tyre.

‘Fatkeqësisht’, policët vetëm e dënuan që me këtë dalje kishte thyer kushtet e arrestit shtëpiak, dhe pastaj e kishin kthyer sërish në shtëpi për të rregulluar problemet me gruan e tij. /Telegrafi/