LAJMI I FUNDIT:

Me mijëra dekolte testojnë ligjet e fizikës

Me mijëra dekolte testojnë ligjet e fizikës

Mijëra gra anekënd botës do të ekspozojnë dekoltetë sa më të thella, për t’ia dëshmuar imamit iranian se gjoksi i femrave dhe veshja sfiduese nuk shkaktojnë tërmete.

“Boobquake” është ngjarja e planifikuar për të hënën nga studentet amerikane. Qëllimi është të paraqiten në numër sa më të madh dhe me gjoks sa më të ekspozuar, ndërsa si shkas i këtij tubimi është komenti i paradokohshëm i Ajetullahut Kazem Sedighi nga Irani.

Imami iranian i tha mediave lokale se femrat me veshjet e tyre po prishin burrat, nxisin xhelozinë, ndërsa të gjitha këto, sipas tij, janë shenja që po shkaktojnë edhe tërmete.

Pasi deklarata e imamit u shpërnda nëpër botë, pronarja e “katërshes”, Jennifer McCreight, filloi me organizimin e Boobquake për ta testuar teorinë e imamit edhe shkencëtarisht.


Për pjesëmarrje në këtë test janë paraqitur rreth 30.000 femra të cilat të hënën më 26 prill do të veshin rrobat më provokative. Burrat në komentet e tyre kanë përkrahur idenë e Jenniferit dhe e kanë falënderuar atë për qasjen shkencore të kësaj problematike. /Telegrafi/