LAJMI I FUNDIT:

Me joga kundër burgut

Me joga kundër burgut

Drejtoria e burgut në Gwalior, në shtetin Madhya Pradesh të Indisë, ka organizuar trajnime tremujore të jogës – ndërsa të burgosurit që me sukses e kryen këtë kurs, fitojnë 36 ditë shkurtim të vuajtjes së dënimit.

Ushtrimet dhe meditimet tashmë janë pjesë e projektit të ri indian për zvogëlimin e stresit dhe agresivitetit në burgje.

Krahas zvogëlimit të dënimit dhe përmirësimit të gjendjes shpirtërore, të burgosurit – pas këtij trajnimi – do të jenë në gjendje më të mirë fizike – pasi që juga vë në lëvizje edhe muskujt dhe ndihmon në koncentrim. /Telegrafi/