LAJMI I FUNDIT:

Me bikini për të thyer rekord

Me bikini për të thyer rekord

Më shumë se 200 vajza shëtitën me bikini të hënën nëpër San Diego, në përpjekje për ta thyer rekordin botëror. Ndërsa organizatorët e “parakalimit me bikini” shpresuan se do të tërheqin së paku 325 vajza për të thyer rekordin ekzistues.

Sipas të dhënave aktuale të librit të rekordeve Guinness, në grumbullimin më të madh me bikini morën pjesë 323 vajza.

Kolona u nis rreth orës 13:30 nga hoteli Hard Rock dhe vajzat gjysmëlakuriq shëtitën rreth një kilometër e gjysmë.

Michelle “Bombshell” McGee, striptizere lokale e njohur për aferën e saj me bashkëshortin e aktores Sandra Bullock, udhëhiqte kolonën. Pas parakalimit, vajzat u mblodhën në hotel për një festë. Ato grumbulluan para për qëllime humanitare. /Telegrafi/