LAJMI I FUNDIT:

Më 9 shtator në orën 9:09 martohen 163 çifte

Më 9 shtator në orën 9:09 martohen 163 çifte

Në Tajvan të enjten më 9 shtator (09.09) në orën 09:09, në 99 vjetorin e themelimit të Republikës, në një ceremoni masive janë martuar 163 çifte.

Ata vendosën për këtë numër, sepse në gjuhën kineze nëntëshi ka kuptim të ngjashëm me fjalën jetëgjatësi.

Kur akrepat caktuan kohen e saktë, çiftet shkëmbyen unazat dhe u puthën. Në këtë festim ishte edhe kryetari i Taipeit, Hau Long-bin, i cili i uroi të gjitha çiftet.

“Unë jam i lindur më 9 shtator, bashkëshortja ime po ashtu, por sipas kalendarit hënor. E kemi zgjedhur këtë datë me shpresë se martesa jonë do të zgjasë përjetë”, tha Ryan Chen njëri prej të sapomartuarve. /Telegrafi/