LAJMI I FUNDIT:

Me 37 vjet vuajti 72 dënime me burg

Me 37 vjet vuajti 72 dënime me burg

Një britanik deri në moshën 37 vjeçare vuajti 72 dënime me burg. Luftëtarët për të drejtat e njeriut thonë se duhet dhënë fund dënimeve të shkurtra me burg, të cilat për këtë burrë janë bërë një gjë e zakonshme në jetën e tij.

David Fairbairn deri më tash ka qenë në gjyq 96 herë, për herë të parë si tinejxher, ndërsa prej se mbushi moshën madhore çdo vit futet në burg.

Ai është dënuar disa herë për vepra penale të vogla, siç janë vjedhja dhe dhuna, ndërsa çdo herë kalon në burg disa ditë ose javë.

Krimi i fundit ishte tentimi për ta plaçkitur një pompë benzine, ndërsa në këtë rast ishte armatosur vetëm me gurë.


Fairbairn nga Exteri në Devon ka probleme me alkoolin, ndërsa banorët tjerë të qytetit vazhdimisht i terrorizon me vjedhjet dhe rrahjet.Sa herë që dënohet, ai vuan një dënim të shkurtë, ndërsa veprën e re penale e bën vetëm disa orë ose ditë pasi lirohet. /Telegrafi/