LAJMI I FUNDIT:

Me 206 cm dëshiron të bëhet e famshme në pistat e modës

Me 206 cm dëshiron të bëhet e famshme në pistat e modës

Elisany Silva është vetëm 14 vjeçare dhe tashmë ka arritur gjatësinë 206 centimetra. Mendohet se ajo është tinejxherja më e gjatë në botë, megjithatë vajza nuk ia ka parë hairin gjatësisë. Tash braziliania e re dëshiron të provojë botën e modës, për arsye se me një gjatësi të tillë vështirë se do të gjejë një punë tjetër.

Gjatësia e Silvas vjen si pasojë e ndonjë çrregullimi shëndetësor, megjithatë prindërit e saj nuk kanë para për të paguar kontrollet dhe shërimin mjekësor. Vajza e re tash në këtë moshë është 50 cm më e gjatë në krahasim me vajzat në moshën e saj dhe mendohet se ajo do të rritet edhe më shumë.

Këto 206 centimetra, brazilianes i kanë sjellë vetëm telashe. Është detyruar ta braktisë shkollën, ndërsa as bashkëmoshatarët nuk luajnë me të, pasi në krahasim me ata ajo duket si gjigante. Ajo jeton me prindërit në një shtëpi druri dhe thotë se i zihet fryma sa herë futet brenda, pasi gjithmonë ndesh kokën në trarët e shtëpisë. Bile edhe në shtratin ku flenë është shumë i shkurtë për të, por prindërit nuk kanë para për kushte më të mira.

Tash Elisany Silva vendosi të provojë një herë fatin në botën e modës. Edhe pse është tepër e gjatë për moshën që ka, braziliania është vërtet e bukur dhe mund të arrijë sukses të madh në pistat e modës, shkruajnë mediat braziliane.


Debutimin e saj, tinejxherja do ta përjetojë së shpejti në revynë e modës në qytetin brazilian Belema. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori