LAJMI I FUNDIT:

MCdonald’s tërheq 12 milion gota me figurën e Shrekut

MCdonald’s tërheq 12 milion gota me figurën e Shrekut

Kompania e ‘fast foodit’ McDonald’s ka tërhequr 12 milion gota të cilat promovonin filmin e ri “Shrek”, ngase vizatimet e bëra në gotë përmbajnë metalin toksik të kadmiumit.

Gotat ishin shitur në SHBA për 2 dollarë në katër formate të ndryshme figurash, të cilat paraqisnin karakteret kryesore të filmit.

Komisioni amerikan për Sigurinë e Produkteve të Konsumit ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të tyre.

Metali i kadmiumit mund të dëmtojë mëlçinë, veshkat, sistemin nervor dhe trurin. Metali mund të kalojë nga gota në trupin e fëmijës në rast se ai vendos duart e palara në gojë. /Start/