Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të mos ndikojë tek dëshmitarët gjatë seancave përgatitore.
Kështu u bë e ditur nga Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në konferencën javore, të enjten.
Griep tha se fillimisht trupi gjykues më 12 shtator kishte hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Selimit për reduktimin e disa provave në deklaratat e mëparshme të një dëshmitari, kur ajo t’i paraqitet atij gjatë seancës përgatitore për të dhënë dëshmi.
“Mbrojtja kishte argumentuar se provat përkatëse nuk ishin në listën e provave materiale. Mbrojtja e Selimit më tej kërkoi nga trupi gjykues të paralajmëronte Prokurorinë të mos ndikonte në dëshmitarin gjatë seancës përgatitore”, tha tutje Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Zëdhënësja theksoi se trupi gjykues kujtoi se ligji kërkon që gjatë një seance përgatitore, avokati që parashtron pyetje duhet t’i japë dëshmitarit mundësinë për rishikim të deklaratave të mëparshme, edhe kur pjesë të tyre nuk kanë të bëjnë me dëshminë që do të japë.
“Kjo bëhet për t’iu siguruar dëshmitarëve mundësi të arsyeshme për t’u njohur me deklaratat e tyre të mëparshme para se të fillojnë dhënien e dëshmisë. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se duke pasur parasysh se kishte përjashtuar një pjesë të madhe të provave të propozuara të dëshmitarit, ishte e arsyeshme që Prokuroria t’i shpjegonte dëshmitarit se kishte ende prova të rëndësishme që ai lejohej të jepte. Trupi gjykues përfundoi se kjo u bë në një mënyrë që nuk ishte e paarsyeshme ose e padrejtë”, tha tutje ajo.
Sipas Griep, më 13 shtator trupi gjykues ka miratuar kërkesën e ZPS-së që një dëshmitar të japë dëshmi përmes video-lidhjes.
Gjithashtu, ajo shtoi se bazuar në rekomandimet e Zyrës Administrative, trupi gjykues urdhëroi më tej modifikimin e orarit të seancës në mënyrë që dëshmitari të fillonte dhënien e dëshmisë në orën 12:00 ditën e parë dhe në orën 11:00, në ditët në vijim.
“Për të përdorur kohën në sallë të gjyqit me efikasitet, trupi gjykues urdhëroi Prokurorinë të përpiqej të caktonte dëshmitarë rezervë për dhënie të dëshmisë midis orës 9:00 dhe 10:30 paradite”, tha ajo.
Sipas Griep, në të njëjtën ditë trupi gjykues ka miratuar kërkesën e ZPS-së, ku është konstatuar se pranimi i deklaratave si prova dhe provave materiale shoqëruese të 12 dëshmitarëve ishte i përshtatshëm pasi ata të jenë paraqitur në gjykatë.
Veç tjerash, për këtë çështje gjyqësore, Griep njoftoi se i është vazhduar paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe gjatë kësaj jave janë dëgjuar katër dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria.
Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet të hënën (23 shtator 2024) në orarin e zakonshëm. Kurse, në çështjen ndaj Pjetër Shalës, Griep njoftoi se nesër do të mbahet konferenca e Apelit.
“Gjatë seancës, palët pritet të paraqesin parashtrime dhe trupi gjykues do të kërkojë përditësime lidhur me ecurinë e përkthimit të aktgjykimit në shqip. Administratorja kishte informuar se versioni jopërfundimtar i përkthimit do të dorëzohej më 6 shtator dhe versioni përfundimtar në fund të tetorit. Dhomat e Specializuara përkthejnë të gjitha dokumentet dhe parashtrimet e protokolluara publike në të tri gjuhët e gjykatës: shqip, serbisht dhe anglisht, sa më shpejtë që është e mundshme”, tha ajo.
Griep njoftoi se ekipi për komunikim i DhSK-së ka organizuar takime me studentë dhe nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë dhe Ferizaj si dhe me pjesëtarë të pakicave në Llapllasellë.
Gjithashtu, ajo tha se ky ekip zhvilloi edhe një tryezë të rrumbullakët me gazetarë në Prishtinë për t’i përditësuar me informacione lidhur me gjykimet dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës