LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia nisin një pakt “për t’iu kundërvënë Kinës” – reagon kjo e fundit, Franca e quan ‘thikë pas shpine’

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia nisin një pakt “për t’iu kundërvënë Kinës” – reagon kjo e fundit, Franca e quan ‘thikë pas shpine’

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik të sigurisë në Azi-Paqësor, në atë që shihet si një përpjekje për të “kundërshtuar” Kinën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky pak do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA.

Pakti Aukus, i cili gjithashtu do të mbulojë AI dhe teknologji të tjera, është një nga partneritetet më të mëdha të mbrojtjes të vendeve në dekada, thonë analistët.


Dhe menjëherë ka ardhur reagim i Kinës, e cila e ka dënuar marrëveshjen si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se ajo “minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe intensifikon garën e armatimit”.

Ambasada e Kinës në Uashington akuzoi vendet për një “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

Por pakti krijoi gjithashtu një grindje me Francën, e cila tani ka humbur një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.

“Është me të vërtetë një thikë pas shpine”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian për radion France Info.

Partneriteti i ri u njoftua në një konferencë të përbashkët virtuale për shtyp midis presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison të mërkurën.

Dhe ndërsa Kina nuk u përmend drejtpërdrejt, të tre udhëheqësit iu referuan në mënyrë të përsëritur shqetësimeve të sigurisë rajonale të cilat ata thanë se ishin “rritur ndjeshëm”.

Duke folur për BBC, Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, tha se Kina “po ndërmerrte një nga shpenzimet më të mëdha ushtarake në histori”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori