LAJMI I FUNDIT:

Mbijeton shkeljen e trenit

Mbijeton shkeljen e trenit

Një burrë gjerman ka mbijetuar pasi që është shkelur nga tren i shpejtë, derisa po kalonte nëpërmes mes binarëve të tij.

Jens Mauer, 41-vjeçar, i cili kishte pesë herë më shumë alkool në gjak sesa që është e lejuar për vozitje, provoi të kalonte binarët me automjetin e tij në qytetin Brand, të Gjermanisë lindore, derisa treni po arrinte në stacionin e vet.

Por ai ra përtokë në automjetin e tij dhe ishte aq i dehur sa që treni kaloi mbi të derisa po rrinte i shtrirë pa ndjenja.

Personeli i stacionit hekurudhor e nxorën atë prej automjetit ku mjekët e ndihmës së shpejtë e trajtuan vetëm për disa prerje dhe gërvishtje të vogla.