Mbi pllakat e vjetra në tarracë shtroni tepih guri: Shikoni trendin e ri për dyshemenë e ballkonit dhe të shkallëve (Video)

Harroni pllakat në tarracë dhe shkallë – tepihu i gurit është zgjidhje e re dhe rezistuese, afatgjatë dhe dysheme dekorative në ballkon apo shkallë.
Tepihu i gurit përbëhet nga gurët e imët natyralë formash dhe ngjyrash të ndryshme, ndërkaq lidhja bëhet me dyllë epoksi, transmeton Telegrafi.
Lloji i këtillë i dyshemesë është rezistues ndaj ujit dhe ngricave, mirëpo më e rëndësishme është që mund ta qitni sipër pllakave të vjetra, pa bërë izolim.
Nëse dëshironi të ndryshoni pllakat në tarracë apo shkallë, është e nevojshme më parë të paguani mjeshtrin që t’i heqë pllakat, të bëjë izolimin ose nëse baza është e keqe të bëjë edhe shtresën e nivelimit, dhe vetëm pastaj t’i ngjitni pllakat e reja.
Kjo procedurë zgjat shumë dhe mund t’ju kushtojë shumë, prandaj tepihët me gurë janë zgjedhje perfekt dhe mund ta qitni mbi cilëndo sipërfaqe.
Edhe një anë pozitive e tepihut të gurit është që nëse me kohë krijohen vrima apo shtresa sipërfaqësore e gurëve nuk duket bukur, lehtë dhe shpejt vetë mundeni ta plotësoni pjesën e cila është prishur.
Veç kësaj, dyshemeja me gurë është jashtëzakonisht dekorative, andaj hyrja në shtëpi, korridori apo tarraca do të jenë të freskuara dhe do të duken bukur.
Ekzistojnë më shumë se 50 ngjyra të tepihut prej guri, ndërkaq ju në harmoni me enterierin dhe fasadën zgjidhni më të përshtatshmen.
Shikojeni në video si punohet tepihu prej guri! Nën këtë tekst ju pret edhe një video-xhirim!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Shtatë kafshët më 'romantike' në botë

Çka na shtyn të bëjmë dashuri?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës