Mbi një e treta e vendeve anëtare e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Njëmbëdhjetë vende anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Dje për një ditë parlamentet e Polonisë dhe Sllovakisë e ratifikuan dokumentin me të cilin vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të fuqiplotë e Aleancës.
Siç deklaroi të mërkurën edhe ambasadori slloven në vend Milan Jazbec, deri tani nuk ka ndodhur asnjë vend të ketë aq shumë ratifikime të protokollit për inkuadrim në Aleancë për vetëm një muaj e gjysmë, siç ka ndodhur me Maqedoninë. Për të, ky është momenti më i mirë për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO sepse ky është vit simbolik, kur shënohet 70 vjetori i ekzistimit të Aleancës Veriatlantike.
E para që e ka ratifikuar protokollin ishte Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania, Danimarka dhe dje Polonia dhe Sllovakia.
Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.
Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo në gala mbrëmjen në Washington me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike, tha se Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Për herë të parë, në takimin dyditorë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtarja e ardhshme e 30-të, e përfaqësuar përmes shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalim para Kongresit Amerikan me rastin e 70-të vjetorit të krijimit të Aleancës, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me mbështetje të SHBA-së dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e Lidhjes ushtarake veriatlantike.
Ndërsa ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizov në një intervistë për “Izvestia” vlerëson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa zgjerimi i Aleancës ta rrezikojë sigurinë evropiane, vlerëson
Sipas Çizovit, zgjerimi i NATO-s është përpjekje për ballafaqim me sfidat e shekullit 21, por me mjetet dhe mekanizmat janë krijuar nga mesi i shekullit 20./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë