Mbi konceptin e politikës
“Dhe ndër njerëzit, ata që preken më shumë nga absurditeti janë ata që merren me filozofi. Sepse është më se e vërtetë që Ciceroni thotë diku për ta, se nuk ka absurditet që të mos gjendet në librat e filozofëve”, shprehet themeluesi i filozofisë politike dhe morale angleze Thomas Hobbes. Ndofta ka të drejtë Hobbes për këtë absurditet që përfolet kaq shumë nëpër librat e filozofëve, por doemos duhet patur kujdes që të gjykojmë në mënyrë të arsyeshme dhe kritike, se dhe qiejt ndonjëherë janë të pajisur me zili të mëdha të llojit mistik, që kundërshtojnë misteriozisht lëndët, lëvizjet fizike dhe një shoqëri të besuar me plot vullnet shpirtëror. Qiejt udhëzojnë, rekomandojnë dhe dënojnë. Ka mijëra fate nëpër botë që drejtësia mbetet vetëm një shprehje pakuptim midis një realiteti të hidhur njerëzor, duke i dënuar fatalisht kundrejt bindjeve personale. Por, megjithatë shoqëri të caktuara, kur vjen në shprehje të ndeshen me paudhësira të ndryshme ata heqin dorë nga liria, liberalizmi, drejtësia, barazia gjinore dhe pushteti, ngase vjen në shprehje konceptueshëm nocioni i absurditetit.
E ardhmja në të shumtën e rasteve është absurde, jo për fajin e librave të filozofëve që kanë dhënë ide mbi shtetin, politikën, shpirtin, materien, Zotin, por për fajin e vetë ç’orientimit të shoqërisë politike duke u privuar të shfrenojnë pushtetin ekzekutiv për hir të çështjes së tyre, dhe në të kundërt shprehet në dëm të tjerëve. Absurditeti është i pranishëm kurdoherë, nëse shoqëritë e ndryshme, pavarësisht atyre për nga përllogaritja intuitive, mund ta krijojnë si model të favorshëm paraqitjen e absurditetit si vazhdimësi e kohës së rrjedhshme. Absurditeti nuk lexohet si pjesë e një pabarazie intelektuale apo etike nëpër librat e filozofëve, por atë shpeshherë ne mund ta ndiejmë dhe përjetojmë ekstremisht në politikat institucionale, që më pak rastisen të hiqen drejt njerëzores dhe sublimes. Filozofi ka për detyrë të mundësojë dhe të hedh në dritë ide dhe të mohojë ekzistencat regresive në shoqëri, pra ai i shërben mendimit për një vullnet dhe një të mirë universale, e jo të qasen brenda absurditetit. Edhe pse kjo thirrje shpesh mund të kuptohet si grusht i fortë mbi masën e interesit, ku vërtetësisht, ideja dhe mendimi i tyre mbetet i pashmangshëm për të gjitha lëndët e natyrës…
Duhet të kihet parasysh që, politika në vërtetësi duhet të jetë arti i qeverisjes së mirë brenda një shoqërie të hapur, ku interesi i përbashkët i tyre duhet të jetë vetëm e mira dhe garantimi i të drejtave themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut bazuar nga e drejta natyrore, ku kjo e fundit, pra shoqëria e gjerë ka legjitimitetin e nevojshëm për ta autorizuar elitën politike me mandatin legjitim për të udhëhequr gjitha veprimet e tyre individuale dhe kolektive drejt frymësisë së mirë. Në të kundërt të kësaj ideje, unë vlerësoj se politika qeverisëse ka gjasë të krijojë amulli të ndërlikuara nëpër realizimin e mirëqenies së shoqërisë, sepse arsyet janë të shumta, duke u marrë më shumë me çështjen dhe thelbin e tyre që çojnë drejt të mirës së caktuar, në vend të mirës së përgjithshme. Këta njerëz të ngjyrosur me politikë institucionale (pushtet) nuk bëjnë dallimin e nevojshëm mbi konceptin e duhur të politikës së qeverisjes së mirë në masë, por kthehen drejt interesit dhe impenjimeve të tyre të përvetshme ku imponohen me rrezikun për ta përmbysur më turpshëm vetveten dhe autoritetin. Këtu në mes, të paktën për mendimin tim lind absurditeti, i cili kalon përtej punëve dhe fenomeneve humane.
Ndërkaq, për sa i përket çështjes së tyre, këta individ, në rend të parë janë në gjendje dhe akujt polar t’i thyejnë me dhembë për të arritur qëllimin, ndërsa për fatin e zakonshëm të shoqërisë së gjerë, të cilat janë vetë këta që kanë nënshkruar fatin e tyre, fatkeqësisht nëpërkëmben duke ua mbushur mendjen me fjalë dhe autoritet prej heliumi që të ngre lart pa të zënë akoma kapitja letargjike, ku ndër tjerash kjo paraqitje në thelb është veçse një absurditet i llojit në masë. Mosqeverisjen e mirë, unë e konsideroj turp ose absurditet, ndryshe nuk ka kuptim tjetër. Ndërsa të ndodhesh brenda veprimeve të ndryshme natyrore, ku siguria e dhënë mund të jetë në çdo moment i pasigurt, siç ndodhet njeriu në këtë ekzistencë të brishtë, ku liria dhe drejtësia janë bërë vetëm shprehje të zakonshme, mund të ndodhë të shpërthejë në revoltë. E për më tepër, një mendim i filozofëve nëpër librat apo esetë e tyre mund të kenë pak a shumë të drejtë të “shigjetojnë” absurditetin, por jo dhe të bien brenda saj si cifla hënore duke i konsideruar me pak fjalë si të tillë…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?