LAJMI I FUNDIT:

Mbi 600 të plagosur për shkak të bombardimit të fundit në fabrikën e çelikut në Mariupol

Mbi 600 të plagosur për shkak të bombardimit të fundit në fabrikën e çelikut në Mariupol

Më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimin e fundit rus të fabrikës së çelikut Azovstal, tha kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, transmeton Telegrafi.

Duke folur në televizionin ukrainas, Vadym Boychenko, tha se numri i të plagosurve ishte rritur pasi forcat e Kremlinit hodhën bomba në objektin e improvizuar spitalor brenda fabrikës së çelikut.

“Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin dhe kjo është shenjë e krimit të luftës, sepse numri i të plagosurve para kësaj ishte 170, derisa tani është mbi 600”, tha ai.


Këtë javë, komandanti ushtarak ukrainas i fshehur brenda fabrikës së çelikut Azovstal të Mariupolit tha se një bombë ajrore ruse goditi një strehë brenda uzinës.

Majori Serhiy Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Ushtrisë së Ukrainës, tha se bomba ra pranë spitalit ushtarak ku qindra ishin duke u trajtuar për lëndime.

Fabrika e çelikut është qendra e fundit për trupat ukrainase brenda qytetit port jugor të Mariupolit, që tani është pothuajse tërësisht i pushtuar nga forcat ruse.

Qindra civilë mendohet se janë të strehuar në strehimoret e bombave nën kompleksin industrial, së bashku me ushtarë, marins dhe mjekë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori